Sezoni i Armando Brojës

  • S.A /
  • 10 February 2022 - 09:24
Sezoni i Armando Brojës

Armando Broja po shijon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka gjetur sërish rrjetën në Premierligë. Ai ka realizuar në fitoren dramatike të Southampton kundër Tottenham.

Broja realizoi në minutën e 23-të për të barazuar rezultatin në 1-1, sfidë të cilën e fituan në fund mysafirët me rezultatin 3-2.

Broja ishte në dyshim para sfidës për shkak të disa shqetësime, por në fund startoi dhe bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse, i cili po kalon sezonin më të mirë në karrierë.

Ai tashmë ka shkuar në kuotën e 8 golave këtë edicion, gjashtë prej të cilëve i ka shënuar në Premierligë, teksa ka dhuruar dhe një asist.

(Kosova Sot Online )