Broja me statistika të çmendura, i thurin elozhe

  • S.A /
  • 10 February 2022 - 11:54
Broja me statistika të çmendura, i thurin elozhe

Armando Broja është padiskutim një nga yjet e rinj që ka filluar shkëlqimin e tij në Premier League. “Shqiponja” kuqezi ka filluar fluturimin e tij dhe nga ky fluturim po “mahnit” të gjithë. Talent, shkathtësi, cinizëm, fuqi dhe zgjuarsi, cilësi këto që 20-vjeçari i Southampton, por në pronësi të Chelsea ka ndëshkuar skuadra të mëdha. Tottenham-i i shte preja e tij e radhës, një gol spektakolar në minutën e 23-të me topin që përfundon në rrjetë me një lëvizje prej një golashënuesi të vërtetë. 

Tani në favor të sulmuesit kuqezi janë edhe shifrat të cilat tani flasin vetë. Në 43 herë që ka rënë në kontakt me topin përgjatë lojës, numëron 8 duele të fituara, 7 rekuperime të topit, 6 duele ajrore të fituara, 4 zotërime të fituara në 1/3-tat e fushës (më shumë se kushdo tjetër) dhe 4 gjuajtje, sa asnjë lojtar tjetër në fushë.

Paraqitje këto që tani për Brojën flasin edhe mediat ndërkombëtare. “Hampshirelive.neës“ i kanë vendosur Brojës notën 8,5 , ndërsa performancën e tij e përshkruajnë me fjalët: “Armando Broja e mori golin e tij si një finalizues i vërtetë (ai është) dhe u shkaktoi Spurs-ave kaq shumë probleme gjatë mbrëmjes. Ai duhet të kishte pasur më shumë dhe do të shënojë shumë gola për klubin nga tani deri në fund të sezonit. Çfarë lojtari!”.

https://twitter.com/Squawka?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491541858610253825%7Ctwgr%5Ehb_1_8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbroja-me-statistika-te-cmendura-i-thurin-elozhe%2F

(Kosova Sot Online )