PSG-Rennes, startojnë Messi e Mbappe

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 20:20
PSG-Rennes, startojnë Messi e Mbappe

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës së parë të javës së 24-të në Ligue 1 mes PSG dhe Rennes.

Paris Saint-Germain e synon fitoren për të vazhduar me formë fantastike në kampionat, por njëkohësisht duhet të ruajë futbollistët për përballjen e së martës në Champions League ndaj Real Madridit.

Messi e Mbappe do të startojnë në këtë ndeshje, bashkë me Xavi Simonsin në sulm.

Në anën tjetër, Rennes kërkon fitore për t’iu afruar më shumë vendeve që dërgojnë në Champions League.

(Kosova Sot Online)