Interi gjithnjë e më afër sulmuesit të Sassuolos

  • S.A /
  • 14 February 2022 - 11:03
Interi gjithnjë e më afër sulmuesit të Sassuolos

Inter po ushtron presion për transferimin e Gianluca Scamacca në verë. Siç raporton ‘Gazzetta dello Sport’, ditët e fundit CEO i Interit, Beppe Marotta dhe ai i Sassuolos Giovanni Carnevali janë takuar disa herë dhe kanë diskutuar për të ardhmen e sulmuesit.

Marotta dëshiron me patjetër ta transferojë sulmuesin italian dhe ta veshi me fanellën zikaltër.

Plani I tij është që të arrijë marrëveshjen duke e huazuar dhe ta shlyejë shumën me dy apo tre këste.

(Kosova Sot Online )