Los Angeles Rams fiton finalen e Super Bowl, pas përmbysjes në minutën e fundit

  • S.A /
  • 14 February 2022 - 10:48
Los Angeles Rams fiton finalen e Super Bowl, pas përmbysjes në minutën e fundit

Skuadra e Los Angeles Rams fitoi sot finalen e madhe të Super Bowl, pas triumfit 23-20 në finale ndaj Cincinnati Bengals, ndeshje e luajtur në “SoFi Stadium”, shtëpia e Rams. Ky është suksesi i dytë në histori për ekipin kalifornian, që triumfon sërish në Super Bowl pas 22 vitesh. Një ndeshje e hapur deri në sekondën e fundit, ku rezultati u përmbys dy herë dhe fitorja e skuadrës së Rams u vendos 1’25” nga fundi, falë një “touchdoën”.

Finalja nr.56 e Super Bowl ishte një spektakël i vërtetë për 70 mijë shikuesit, që ndoqën një ndeshje të rivalizuar deri në fund. Skuadra e Rams e nis më mirë ndeshjen, ku falë Beckham e Kupp arrijnë të shkëputen 13-3. Nga ky moment në fushë dominojnë Bengals, që arrijnë të rikuperojnë, fillimisht 13-10 e më pas përmbysin 17-13 falë Higgins e McPhearson. Për Rams dëmtohet Beckham, por ai që udhëheq skuadrën drejt një përmbysje të paimagjinueshme është Kupp, që realizon pikët e fitores për ekipin nga Los Angeles. Skuadra e Bengals tenton të rikuperojë, por pa sukses, duke nisur kështu festa e Rams.

(Kosova Sot Online )