Xavi para përballjes me Napolin: Barcelonës i mungon trofeu i Ligës së Evropës

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 16:02
Xavi para përballjes me Napolin: Barcelonës i mungon trofeu i Ligës së Evropës

Liga e Evropës ka rezervuar një përballje të fortë në këtë garë, ku Barça është vendosur përballë Napolit.

Një sfidë që pritet të jetë e luftuar deri në fund, me opinionin sportiv që e kanë konsideruar si një finale të parakohshme përballjen e katalonasve me napolitanët.

Ky takim do të luhet ditën e nesërme në orën 18:45, në “Camp Nou”.

Në konferencën për shtyp trajneri Xavi Hernandez ka folur për vështirësinë që i pret në këtë ndeshje, por gjithashtu ia ka bërë të qartë Napolit se trofeu i Ligës së Evropës i mungon Barcelonës dhe këtë sezon është fiks momenti i duhur për të koleksionuar këtë trofe.

“Është një titull që Barça nuk e ka fituar kurrë dhe është një mundësi për të. Ne duam të tregojmë se mund të garojmë në Evropë dhe mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të qenë në Champions sezonin e ardhshëm, për të cilin jemi shumë të motivuar, edhe ky është një kompeticion i madh, nuk është divizioni i tretë”.

Ne luajtëm kundër një rivali kampion si Napoli, në fakt kjo ndeshje ishte 1/16-të e dy sezoneve më parë, ndaj duhet të shkojmë hap pas hapi, por duam të shkojmë aq larg”.

Duke iu referuar kritikave që marrin lojtarë si Eric apo Busquets, ai kujtoi se “çdo gjë kritikohet në Barça, por kritikat duhet të pranohen, më ka ndihmuar në kohën time si futbollist”. 

(Kosova Sot Online)