Bayerni synon fitore në Austri sonte

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 20:12
Bayerni synon fitore në Austri sonte

Për Salzburgun sonte fillon faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, e ku ata nuk kanë punë të lehtë.

Në Red Bull Arena ata presin nëntë herë radhazi kampionin e Bundesligën dhe njërin nga favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, Bayern Munchen.

Austriakët në këtë ndeshje hynë shumë të hendikepuar pasi që sonte nuk do të luajnë Bernardo, Diambo, Koita, Okoh dhe kosovari Vallci.

Megjithatë, për Salzburg sonte nga minuta e parë ka startuar talenti gjerman i kësaj skuadre, Karim Adeyemi.

(Kosova Sot Online)