Pamje: Tmerrohen lojtarët e Man City, aeroplani i tyre shkundet nga erërat e forta dhe detyrohet të ulet në Liverpul

  • S.A /
  • 17 February 2022 - 10:25
Pamje: Tmerrohen lojtarët e Man City, aeroplani i tyre shkundet nga erërat e forta dhe detyrohet të ulet në Liverpul

Aeroplani i skuadrës së Manchester City u detyrua ta bëjë një rrugë rreth e rrotull dhe të ulej në Liverpul të mërkurën duke u kthyer nga Portugalia, për shkak të erërave të forta që ia kishin pamundësuar zbritjen në Mançester. City po kthehej në Angli pas fitores 5:0 kundër Sporting Lisbone në takimin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve një natë më herët. Megjithatë, pasi kishte mbërritur në qiellin e Mançesterit, aeroplani i skuadrës u detyrua të rrotullohej mbi qytet dhe të kërkonte ulje emergjente në Aeroportin John Lennon në Liverpul.

Pamje ta publikuara nga kjo ngjarje shfaqin aeroplanin duke u shkundur nga erërat e forta. Për shkak të erërave shumë të forta dhe turbulencave, ulja në Mançester ishte e pamundur. City njoftoi se aeroplani i skuadrës kishte zbritur në mënyrë të sigurt në Liverpul.

(Kosova Sot Online )