Zhegrova prapë në bankën rezervë

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 20:25
Zhegrova prapë në bankën rezervë

Edon Zhegrova prapë nuk ka startuar për Lille

Sulmuesi anësor kosovar, që u transferua të kampionët francez Lille, nuk ka arritur ende që ta fitojë besimin e trajnerit të Lille që ai të jetë titullar.

Lille pret sonte në shtëpi skuadrën e Metz, e cila është e parafundit në Ligue 1.

Jocelyn Gourvennec duket se ende nuk i beson kosovarit dhe para tij sonte ka startuar prapë edhe pse Lille përballë do ta këtë njërën prej skuadrave më të dobëta këtë sezon në Ligue 1.

(Kosova Sot Online)