
Trippier mund ta humbet tërë sezonin, goditje për Newcastle dhe Anglia

Mbrojtësi i djathtë tashmë e ka fituar një kult të yllit edhe pse ka shumë pak kohë në St James’ Park, por ai lëndimi i tij është i skenarit me të keq të mundshëm
Kieran Trippier mund ta humbet tërë sezonin pas një operimi në shputë, ka thënë trajneri i Newcastle United, Eddi Howe, me mbrojtësin anglez që do të jetë mungesë e madhe edhe për Magpies edhe për Anglinë.
Mbrojtësi i djathtë u transferua nga Atletico Madrid gjatë afatit të janarit si njëra prej transferove kryesor të pronarëve të rinj të klubit me qëllimin që ai t’i ndihmojë që të shpëtojnë nga rënia e tyre nga Premier Liga.
Mbrojtësi i Tre Luanëve tashmë e ka fituar epitetin e një heroi kult në St James Park, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit para se të thyente shputën kundër Aston Villas – tani Howe e ka pranuar se ai është në garë me kohën para se ta përfundojë sezonin.
“Ky është lajmi i mirë, por nuk e di sa gjatë do të jetë ai jashtë”, ka thënë trajneri i Newcastle në konferencën për shtypa para ndeshjes me West Ham, ku ka shtuar se operacioni ka kaluar me sukses.
“Ne shpresojmë që ta kemi atë me ne në fund të sezonit, por është një lëndim i rëndë, i cili është një goditje për ne për shkak se ai po luante shumë mirë. Ne duhet ta shikojmë se si do të shkon rikuperimi i tij”.
“Fatkeqësisht, ne kemi humbur një lojtar me aftësi lidershipi në fushë dhe për çdo gjë që na jepte ai ne. Ai shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit të cilat ishin momente përcaktuese për ne, por ne besojmë që kemi kualitet të mjaftueshëm në skuadër për ta mbuluar atë”.
(Kosova Sot Online)