Guardiola zbulon se sa herë e kishte refuzuar Tottenhami për Kanen

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 11:10
Guardiola zbulon se sa herë e kishte refuzuar Tottenhami për Kanen

Manchester City nuk arriti ta kompletojë transferimin e Harry Kanet në verën e vitit të kaluar, me Tottenham Hotspur që iu rezistoi ofertave të kampionit në fuqi të Anglisë. Vetëm gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, “Spurs” i refuzoi katër oferta të Manchester Cityt për sulmuesin anglez. Kjo është zbuluar nga Pep Guardiola gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon pikërisht ndaj londinezëve. Trajneri spanjoll e pranoi se nuk e dinte nëse skuadra e tij do të paguante për dështimin e tyre për të nënshkruar kapitenin e Anglisë.

“Tani mund të thuash ‘Harry Kane nuk erdhi dhe gjithçka po shkon mirë’, por në atë kohë nuk e dija. Ne u përpoqëm, por Tottenham e kishte të qartë se nuk do të ndodhte”, deklaroi trajneri spanjoll.

“Kur kjo ndodh dy, tre, katër herë, ka mbaruar. Pas kësaj ne e pamë skuadrën dhe nuk ishim të sigurt. Më pas humbëm nga Spurs dhe Leicester në Community Shield”, shtoi ai.

“Unë kurrë nuk kam qenë i zhgënjyer nga ajo që klubi nuk mund të bëjë në tregun e transferimeve. Unë kurrë nuk kam krijuar zjarr këtu. Kur kemi disa bisedime dhe nuk mund të biem dakord, ne e bëjmë atë brenda”, ka deklaruar Guardiola. Nënkampioni evropian pritet ta nisë një ofanzivë tjetër për përfaqësuesin anglez gjatë verës që vjen. Edhe vetë Kane është i interesuar për ta provuar një eksperiencë të re, në një klub ku do të mund të fitojë trofe të rëndësishëm. 

(Kosova Sot Online )