Man City dhe Liverpool mund të ndeshen mes vete katër herë brenda 12 ditëve

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 15:29
Man City dhe Liverpool mund të ndeshen mes vete katër herë brenda 12 ditëve

Manchester City dhe Liverpool mund të takohen mes vete katër herë brenda 12 ditëve.

Fitorja e Tottenhamit ndaj Manchester Cityt e ka rikthyer garën për titullin e Premierligës dhe e ka bërë ndeshjen mes “Citizens” dhe Liverpoolit si vendimtare. Ajo sfidë luhet më 9 prill.

Pep Guardiola dhe Jurgen Klop mund të përballen mes vete në tri fronte brenda 12 ditëve.

Manchester City e ka siguruar pothuajse kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 5:0 në udhëtim ndaj Sporting Lisbonës, ndërsa Liverpooli triumfoi 0L2 ndaj Interit.

Dy skuadrat angleze potencialisht mund të takohen në Dy skuadrat angleze potencialisht mund të takohen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me ndeshjet që luhen me 5/6 prill dhe ato kthyese 12/13 prill.

Gjithashtu, Liverpool dhe Manchester City mund të takohen mes vete edhe në gjysmëfinalen e FA Cup, ndeshje që luhet më 16/17 prill. 


(Kosova Sot Online)