Cila është e vërteta e largimit të Messi nga Barcelona

  • S.A /
  • 23 February 2022 - 09:04
Cila është e vërteta e largimit të Messi nga Barcelona

Njeriu i cili transferoi argjentinasin në Barcelona thotë po ashtu se ai është duke vuajtur në Paris

Carles Rexach është njeriu i cili bart kreditet e nënshkrimit të Lionel Messi për Barcelonën dhe ish skati i mëparshëm ka folur për largimin e argjentinasit, duke thënë se ne nuk e dimë çfarë realisht ndodhi verën e kaluar dhe se ai me më dëshirë do ta shihte Messin duke u pensionuar në Camp Nou, pasi që ky vend ishte gjithmonë shtëpia e tij.

Rexach është një figurë e njohur në historinë e FC Barcelonës për shumë arsye. Në mes të disa roleve, ai ishte lojtar, trajner, skaut, këshilltar sportiv dhe asisten i Johan Cruyff. Është i famshëm udhëtimi i tij në Rosario dhe nënshkrimi me mesin në një pincetë restoranti. Pjesa e tjetër, siç thonë ata, është histori por një kthesë e papritur porsi një përrallë ndodhi verën e kaluar dhe sulmuesi u largua nga Katalonia për t’ju bashkuar Paris Saint-Germain, një gjë që Rexach qartë e vajton. “Ne ende nuk e dimë saktësisht pse u largua Messi dhe nuk jam i sigurt se a ishte koha e duhur që ai ta bënte këtë”, tha Rexach për Super Radio Deportivo në Argentina. “Do të dëshiroja që ai të pensionohet në Barcelonë. Një lojtar i cili lindi këtu, do të dëshiroja që të pensionohet duke luajtur seriozisht, si duhet… këtu”. “Messi do të duhej ta fitonte Botërorin dhe të pensionohet. Ai e meriton këtë”.

Messi po vuan në Paris

Rexach po ashtu ka komentuar për situatën që ndodhet i zbuluari i tij për momentin në PSG duke e krahasuar atë me Barcelonën. Ai beson se 34 vjeçari është duke pasur vështirësi në Paris, pasi që ka një skuadër individësh që ju mungon identiteti. “Messi po vuan në PSG, është një skuadër mercenarësh”, tha Rexach. “Ata nuk luajnë bukur apo futboll spektakular apo s’di a mund të konsiderohen skuadër, ata fitojnë për shkak se një ditë shfaqet Neymar, në një tjetër Messi, pastaj Mbappe, ata ia arrijnë por ata nuk kanë identitet si një skuadër”. “Messi e ka obligim të rikthehet në Barcelonë në çfarëdo roli që dëshiron, dëshiroja që të qëndronte dhe të jetojë në Barcelonë. Jeta e tij me futboll duhet të përfundojë këtu”. Rexach ka folur për Barcelonën me dhe pa Messi si “para dhe pas”. Verën e kaluar një epokë përfundimisht përfundoi, por ndoshta do të hapen përsëri kapituj të tregimit për Messi dhe Barcelonën. 

(Kosova Sot Online )