Qeveria ta përgatis fshesën e madhe për ta pastruar policinë dhe prokurorinë nga strukturat që po ja bëjnë avokatin krimit të organizuar!

Qeveria ta përgatis fshesën e madhe për ta pastruar policinë dhe prokurorinë nga strukturat që po ja bëjnë avokatin krimit të organizuar!
Qeveria ta përgatis fshesën e madhe për ta pastruar policinë dhe prokurorinë nga strukturat që po ja bëjnë avokatin krimit të organizuar!

Dardan Grapci

  • 23 February 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Arrestimi i biznesmenit kosovar, Bashkim Osmani duhet të jetë një motiv shtesë, madje edhe detyrim për institucionet e shtetit të Kosovës, që urgjentisht të niset me hapjen e dosjeve të krimit të të gjithë atyre biznesmenëve dhe politikanëve të cilët në emër të ligjit, kanë bërë shkelje marramendëse, abuzime ligjore duke bërë edhe marrëveshje kriminale me kompanitë e ndërtimit dhe kompanitë tjera të cilat e kanë pasur për synim degradimin e Prishtinës, por edhe të Kosovës në fushën e ndërtimit.

Edhe pse në princip thuhet që krimi shkojnë gjithmonë një hapë përpara institucioneve të ndjekjes, atyre të sundimit të ligjit, policisë, hetuesisë, AKI-së e gjyqësorit, nëse i analizojmë këto dy dekada të kaluara, nuk mundë të themi , e aq më pak të petohemi se krimi në fushën e pastrimit të parasë së pistë ka ndodhur në Kosovë pa dijeninë e institucioneve të drejtësisë. Pra me të drejtë shtrohet nevoja e adresimit të përgjegjësisë, dhe të paraqitet pyetja: A e ka ditur policia e Kosovës për Bashkim Osmanin që ka vepruar në bashkëpunim me grupet mafioze shqiptare, që këta po shpërndajnë drogë, dhe po bëjnë trafikim me qenie njerëzore për ta forcuar tregun e prostitucionit kudo në Botë?.

Gjerat po dalin në shesh sepse ato po zbulohen gjithandej nëpër botë, nëpër shtete të ndryshme ku jetojnë dhe veprojnë Kosovaret, prandaj edhe Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht që në koordinim me ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu ta pastrojnë gjyqësorin dhe prokurorin, duke sjellë njerëz të rinj dhe me vlera, të cilët dinë si kryhet një proces hetimor, një procedurë gjyqësore pa u korruptuar, dhe duke sjellë njerëz të cilët nuk kanë frike nga kërcënimet dhe shantazhet. Duke qenë se po shtohen rastet e zbuluara të lidhjes së politikës me grupet e inkriminuara brenda e jashtë vendit, i bëj kërkesë Qeverisë Kurti që sa më shpejtë të hyj në fuqi Ligji i Vettingut, sepse vetëm me këtë ligj Kosova do të pastrohet nga korrupsioni, droga, prostitucioni etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".