Tenisti më i mirë në botë për luftën në Ukrainë: Kam emocione të përziera

  • S.A /
  • 25 February 2022 - 12:42
Tenisti më i mirë në botë për luftën në Ukrainë: Kam emocione të përziera

Daniil Medvedev ka folur për luftën që nisi së fundmi në Ukrainë, e cila u sulmua nga agresioni rus. Numri 1 i botës në tenist thotë se tash e ka kuptuar se tenisi nuk është gjithçka, pasi në disa raste ka diçka më të madhe, më të rëndësishme se vetë sporti. “Jam zgjuar duke përjetuar emocione të përziera. Në këtë pikë e kuptojmë se tenisi ndonjëherë nuk është aq i rëndësishëm”, ka thënë tenisti rus, i cili së fundmi e mori primatin në renditjen e tenistëve më të mirë në botë.

Ai po merr pjesë në turneun e Acapulcos, por vëmendjen e ka kah atdheu i tij dhe nga Ukraina, të cilat po zhvillojnë luftë. Sportistët nga mbarë bota e kanë akuzuar Rusinë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë lufta. 

(Kosova Sot Online )