Ronaldo e Messi në Miami? Përgjigjet Beckham!

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 16:34
Ronaldo e Messi në Miami? Përgjigjet Beckham!

Tifozët amerikanë ëndërrojnë që t’i shohin Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon duke luajtur në kampionatin e futbollit – MLS. Por, sa ka gjasa që dy futbollistët më të mirë në botë të dekadës së fundit të përfundojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!? Për të dhënë përgjigje në këtë drejtim është përkujdesur ish-futbollisti anglez, David Beckham, aktualisht pronar i klubit Inter Miami.

“E kam thënë gjithmonë se klubi ynë llogarit dhe mundohet t’i ketë lojtarët më të mirë, kemi pritshmëri të mëdha. Ndonjëherë, gjërat shkojnë keq. Kur e kam nisur këtë projekt, njerëzit ishin të sigurt se do t’i transferonim Ronaldon e Messin. Në fund peshë çon fitorja, me të rinj ose me yje. Tifozët tanë do të ishin të lumtur nëse do të kishim yje në skuadër. Por, do të ishin edhe më të lumtur nëse të rinjtë tanë e fitojnë një trofe”, deklaroi Beckham në “Miami Herald”.

Nuk përjashtohet mundësia që yjet si Ronaldo e Messi ta mbyllin karrierën përtej Atlantikut dhe ekipi Inter Miami do të ishte një mundësi për ta për ta bërë një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online )