Chelsea del me qëndrim zyrtar për situatën në Ukrainë

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 13:28
Chelsea del me qëndrim zyrtar për situatën në Ukrainë

Chelsea ka dalë me një qëndrim zyrtar për luftën e nisur në mes të Rusisë me Ukrainën.

Klubi anglez ka qenë më i përfoluri në ditët e fundit pasi është në pronësi të miliarderit rus, Roman Abramovich, i cili ka afërsi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Madje, Abramovich, të cilit i është ndaluar hyrja dhe jetesa në Britaninë e Madhe, ka vendosur të heq dorë nga klubi, i cili ka fituar gjithçka nën drejtimin e miliarderit rus.

“Situata në Ukraië ëstë e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelseat janë për çdokënd në Ukrainë. Secili anëtar i klubiet është duke u lutur për paqe”, shkruan klubi i Premierligës.


(Kosova Sot Online)