Trajneri italian largohet nga Ukraina

  • S.A /
  • 28 February 2022 - 10:03
Trajneri italian largohet nga Ukraina

Një lajm i mirë në këto ditë të mira. Trajneri italian Roberto De Zerbi dhe stafi i tij janë larguar tashmë nga Ukraina. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Trajneri i Shakhtar Donetsk ditën e djeshme ishte larguar nga Kievi me tren dhe pas disa orë udhëtimesh, ai bashkë me stafin e kanë kaluar kufirin.Vendimtar në këtë largim nga vendi të De Zerbit ishte mbështetja e presidentit të UEFA-s, Alexander Çeferin, i cili ka organizuar gjithçka në perfeksion.

Edhe futbollistët brazilianë të Shakhtarit dhe Dinamo Kievit u larguan nga Ukraina dje pas disa orësh udhëtimi.

Lufta në Ukrainë nisi disa ditë më parë dhe të gjitha aktivitetet sportive janë anuluar.

(Kosova Sot Online )