Reali synon ta finalizojë transferimin e Mbappes

  • S.A /
  • 01 March 2022 - 09:29
Reali synon ta finalizojë transferimin e Mbappes

Real Madridi është i vendosur për ta transferuar Kylian Mbappen në kryeqytetin spanjoll.

Gjiganti i La Ligas e ka prioritet sulmuesin francez, i cili po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin. Tash, “Goal.com” merr vesh se “Los Blancos” duan ta finalizojnë tranferimin e kampionit të botës me Francën para çdo transferi tjetër dhe para vazhdimit të kontratave.Mbappe dëshironte t’i bashkohej klubit të ëndrrave të fëmijërisë verën e kaluar, por PSG-ja në fund ia mohoi një gjë të tillë.

Reali madje ishte i gatshëm t’i paguante 200 milionë euro vetëm për ta sjell atë në “Santiago Bernabeu”. 23 vjeçari megjithatë e ka në mendje ende transferimin në Real edhe pse PSG-ja po mundohet ta joshë me oferta marramendëse për ta vazhduar kontratën. Mbappe i ka realizuar 23 gola në 34 ndeshje këtë sezon. Ai së fundmi e barazoi Zlatan Ibrahimovicin sa u përket golave të shënuar në “Parkun e Princave”. Mbappe i ka realizuar 156 gola me PSG-në deri tash, ndërsa listës i prin Edinson Cavani me 200 gola. 

(Kosova Sot Online )