Ish-pushtetarët e korruptuar i frikësohen verifikimit të prejardhjes së pasurisë

Ish-pushtetarët e korruptuar i frikësohen verifikimit të prejardhjes së pasurisë

Gani Qarri

  • 01 March 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Paraqitja në Kuvend e ligjit për Deklarimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së kundërligjshme, si dhe Ligjit për formimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë, dëshmoi se sa i fort do të jetë kundërshtimi i ish pushtetarëve të inkriminuar në opozitë kundër këtyre ligjeve, të vetëdijshëm se qëndrimi për 2 dekada në pushtet, mjafton për ta vërtetuar me argumente autentike, se sa thellë janë zhytur udhëheqësit e partive të inkriminuara në krim dhe janë pasuruar kundërligjshëm përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Siç u pa edhe nga seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit, dështoi të bëhet miratimi në lexim të parë i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë e të dhuratave, për faktin se deputetët e PDK-së, nuk votuan fare, 7 deputet të LDK-së, votuan kundër, ndërsa vetëm 52 deputetë të shumicës parlamentare, votuan për Projektligjin në fjalë, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për miratim.

Paraqitja në Kuvend e Ligjit për Deklarimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së kundërligjshme, si dhe Ligjit për formimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë, dëshmoi se sa i fort do të jetë kundërshtimi i ish pushtetarëve të inkriminuar në opozitë kundër këtyre ligjeve, të vetëdijshëm se qëndrimi për 2 dekada në pushtet, mjafton për ta vërtetuar me argumente autentike, se sa thellë janë zhytur udhëheqësit e partive të inkriminuara në krim dhe janë pasuruar kundërligjshëm përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një kundërshtim i tillë, dëshmon katërçipërisht se në partitë më të mëdha opozitare politike, ka njerëz të inkriminuar në të gjitha format dhe variantet, deri në fyt, të cilët preken drejtpërsëdrejti nga ligjet e propozuara, prandaj miratimi i tyre në Kuvend, do të jetë goditja më e rëndë dhe vendimtare e kulmit të piramidës së krimit të organizuar, për faktin se të gjithë ish liderët, ish pushtetar e qeveritar, dyshohet se kanë bërë pasuri milionëshe me shfrytëzim kriminal të pozitës nën ombrellën e pushtetit, duke zhvatur çdo gjë, varfëruar qytetarët, pamundësuar zhvillimin dhe izoluar gjithë vendin nga mbarë bota demokratike.

Prandaj duke qenë se ligjet në fjalë kanë për qëllim, pikërisht deklarimin e pasurisë, sqarimin (ligjor) të grumbullimit, prejardhjen dhe kontrollin e saj, në mënyrë që të parandalohet korrupsioni, krimi i organizuar dhe konfliktet e interesit, për fuqizimin e integritetit të institucioneve shtetërore e publike, përfshirë edhe sanksionimin e pasurive të kundërligjshme, kjo ka bërë që një pjesë e deputetëve të opozitës, hapur të votojnë kundër, disa të mos e votojnë fare, apo edhe ta bojkotojnë votimin, veçanërisht Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, që duket se ata i prek më së rëndi.

Projektligjet në fjalë parashohin deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë edhe të zyrtarëve më të lartë partiak, shtetëror e publik dhe askush prej personave zyrtar, nuk do të jetë i amnistuar nga kontrolli dhe deklarimi i prejardhjes së pasurisë, të cilëve, në rast miratimi të ligjeve, ndër të parët, pritet tu konfiskohet pasuria e kundërligjshme, ndaj duke qenë të prekur shumica prej tyre, kush më pak e kush më shumë, ka bërë që edhe deputetët, të cilët nuk preken drejtpërsëdrejti nga Projektligji, të nxitur nga shefat e tyre partiak, të hezitojnë votimin, avaz i cili, sidomos pas kritikave publike të monitoruesve ndërkombëtar, duhet të miratohet urgjentisht dhe medoemos të hyjë në fuqi sa më parë, për të mirën e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Kështu që pas një debati të tensionuar si ai në seancën e fundit në Kuvend dhe kundërshtimeve të shfaqura nga opozita, me propozimin e kryetarit të Kuvendit dhe pajtueshmëri të Qeverisë, është vendosur që Ligji në fjalë të pezullohet përkohësisht, nga procedura e votimit, vetëm me votat e shumicës qeveritare, për ta dërguar fillimisht për një opinion profesional të vlerësimit dhe marrjes së udhëzimeve nga Komisioni i Venecias, e pastaj të rikthehet serish për votim në Kuvendin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".