KB Peja transferon njërin prej basketbollistëve më të dalluar në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 16:46
KB Peja transferon njërin prej basketbollistëve më të dalluar në Superligën e Kosovës

KB Peja ka bërë një prej goditjeve më të mëdha në merkato, duke ia rrëmbyer Prizrenit-16 yllin e skuadrës.

Bëhet fjalë për Courtney Fells, i cili deri më tani është një prej më të mirëve në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fells është i gjatë 1.98 cm. Ai luan në pozitat tre dhe katër, teksa sot është zyrtarizuar nga klubi pejan.

Sa ishte pjesë e Prizrenit-16, 34-vjeçari luajti me mesatare prej 22.2 pikëve, 8.5 kërcimeve e 3.7 asistimeve.

KB Peja ka bërë të ditur se basketbollisti amerikan do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit të ri, Marin Dokuzovski.

(Kosova Sot Online)