Edhe notari i njohur ukrainas dëshiron t’i bashkohet luftës kundër Rusisë

  • 02 March 2022 - 11:01
Edhe notari i njohur ukrainas dëshiron t’i bashkohet luftës kundër Rusisë

Lista e sportistëve ukrainas që po i bashkohen luftës kundër Rusisë sa vjen e rritet. Mykhailo Romanchuk, notar i njohur ukrainas e ka ndërmend t’i bashkohet ushtrisë për ta mbrojtur atdheun. Ai është i gatshëm të qëndrojë në vijën e parë të frontit për ta luftuar agresorin rus. Këtë e ka bërë të ditur rivali i tij i madh në pishinë, Gregorio Paltrinieri. “Është një situatë absurde, dëgjohem me të çdo ditë.

Ai jeton në periferi të Kievit, dje më ka thënë se po zhvendosej sepse po i ndien sirenat. Ai ndërkohë dëshiron të luftojë për vendin e tij, besoj se tashmë është organizuar për të bërë këtë”, deklaroi notari italian.Ushtrisë ukrainase më herët i janë bashkuar edhe vëllezërit Klitschko, ish-kampionë të botës dhe kampioni aktual i botës në boks, Usyk.

(Kosova Sot Online )