
Akil Gjakova shpallet sportisti i vitit 2021 në Kosovë

Akil Gjakova ka fituar çmimin e sportistit më të mirë të vitit 2021 në Kosovë.
Kjo u njoftua në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2021, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Gjakova u shpall kampion evropian në xhudo dhe zuri vendin e shtatë në Lojërat Olimpike.
Gjakova u shpërblye me një çek prej 2 mijë eurove.
(Kosova Sot Online)