Kjo është oferta interesante e Barcelonës për Haalandin

  • S.A /
  • 04 March 2022 - 09:52
Kjo është oferta interesante e Barcelonës për Haalandin

Në Barcelonë prej javësh kanë përgatitur gjithçka në rast se Erling Haaland vesh fanellën e katalonasve. Sulmuesi norvegjez është shumë i kërkuar në merkaton e radhës dhe Barça ka një propozim shumë interesant sportiv dhe ekonomik për norvegjezin.

Sipas Deportes Cuatro, Barça do t’i ofrojë Haaland 190 milionë për të luajtur nën drejtimin e Xavi Hernández për pesë sezonet e ardhshme. Gjatë vitit të parë norvegjezi do të fitonte 20 milionë, i dyti 30 milionë, i treti 40 milionë ndërsa i katërti dhe i pesti do të ishin 50-55 milionë euro. Gjithmonë sipas Deportes Cuatro, Raiola i ka thënë Laportas dhe babait të Haaland se lojtari duhet të luajë për Barçën. 

(Kosova Sot Online )