Sarri e dëshiron Kepan te Lazio

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 09:49
Sarri e dëshiron Kepan te Lazio

Kepa Arrizabalaga mund të ribashkohet me trajnerin italian, Maurizio Sarrin. Kësaj radhe te skuadra e Lazios.

Klubi italian raportohet se ka shprehur interesim për portierin spanjoll. 

Sipas “Corriere dello Sport”, lacialët janë të interesuar që fillimisht ta huazojnë Kepan, por Chelsea besohet së e dëshiron shitjen e tij.

27-vjeçari ka humbur vendin në 11-shen e titullarëve te “Blutë”, teksa gjatë verës mund të ndërroj ambient.

Ish-portieri i Athletic Bilbaos me kampionin e botës ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online )