Ish-kampioni i botës në boks humb 80% të shikimit si pasojë e një shpërthimi në kuzhinë

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 09:51
Ish-kampioni i botës në boks humb 80% të shikimit si pasojë e një shpërthimi në kuzhinë

Ish-kampioni i botës në boks, Guillermo Rigondeaux raportohet se ka humur 80% të shikimit të tij si pasojë e një shpërthimi të madh në kuzhinë.

Rigondeaux, i cili gjithashtu fitoi medalje të arta në Lojërat Olimpike në 2000 dhe 2004 ishte duke gatuar në shtëpië e tij në Miami javën e kaluar kur një tenxhere shpërtheu në fytyrën e tij.

Ai u dërgua në spital ku qëndroi deri të premten, por shikimi i tij është ende shumë i dëmtuar.

Menaxheri i tij, Alex Bornote i tha gazetës spanjolle El Nuevo Herald me bazë në Florida se Rigondeaux ka vetëm 20% të shikimit.

(Kosova Sot Online)