PSG shpreh interesim për Rashfordin

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 18:33
PSG shpreh interesim për Rashfordin

Paris Saint-Germain raportohet se ka shprehur interesim për Marcus Rashford, pasi ky i fundit la të hapur mundësinë për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Sulmuesi anglez thuhet se po mendon rreth një largimi, pasi që nuk është i kënaqur me minutat e ofruar për lojë.

Rashford hyri vetëm si zëvendësuesin në derbin që Man United e humbi 4:1 nga Manchester City në “Etihad” të dielën. Ai u anashkalua nga trajneri, Ralf Rangnick, pavarësisht mungesës së Cristiano Ronaldos, Edinson Cavanit dhe Mason Greenwoodit.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, teksa klubi anglez ka mundësinë t’ia zgjasë kontratën atij edhe për një vit tjetër, sipas marrëveshjes.

Por, sipas “The Times”, Paris Saint-Germain është i interesuar t’i ofrojë Rashfordit një “rrugë shpëtimi” nga klubi.

Mauro Icardi pritet të largohet gjatë verës nga “Parc des Princes”, ndërsa Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa ka raportime se do t’i bashkohet Real Madridit.

Gjiganti francez thuhet se ka interesim tash e një kohë për Rashfordin, teksa edhe Manchester United dëshiron që ai të mbetet edhe më tej në Angli.

Marcus Rashford në tregun e transferimeve vlerësohet me 85 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

(Kosova Sot Online)