Gazetari i arrestuar në Ukrainë tregon se si shpëtuan falë një tatuazhi të Maradonas

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 19:46
Gazetari i arrestuar në Ukrainë tregon se si shpëtuan falë një tatuazhi të Maradonas

Një gazetar kilian, i cili u arrestua në Ukrainë, ka pohuar se ai u la i lirë vetëm pasi policia e panë që njëri nga kolegët e tij e kishte Diego Mardonan të bërë tatuazh.

Daniel Matamala po raportonte rreth luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, kur u arrestua nga policët ukrainas.

Ai ka treguar se si ka rrjedhur kjo ngjarje, teksa tha së u liruan “falë Maradonas”.

“Sot, në një nga postblloqet përgjatë rrugës, policia na sekuestroi dokumentet, kamerat, telefonat dhe na dërgoi në statcion. Marrja në pyetje ka qenë situatë e tensionuar, pasi ata thonin se këtu është një vend në luftë dhe dyshohen për spiunë apo diversantë”, tha ai, duke shtuar se tensionet ishin të larta sepse nuk kuptoheshin mes vete, shkaku i gjuhës.

“Derisa një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi argjentinas dhe mes një numri fjalësh në gjuhën ukrainase, ai tha dy që ne i kuptuam: ‘Messi dhe Maradona’”, shtoi gazetari klian.

“Atëherë ndryshoi gjithçka. Kameramani ynë tregoi se ka një tatuazh të Diego Maradonas. Kështu që na lanë të lirë dhe na kthyen gjërat tona. Ne shpëtuam nga ‘Dora e Zotit’”, ka deklaruar Matamala.

(Kosova Sot Online)