Messi e krijon hamburgerin e tij, zbulohet receta

  • S.A /
  • 08 March 2022 - 09:54
Messi e krijon hamburgerin e tij, zbulohet receta

Lionel Messi e ka krijuar hamburgerin e tij.

Kjo është prezantuar në zinxhirin e “Hard Rock Cafe” për ta festuar përvjetorin e 50-të.

Në fakt, nga fillimi i marsit do të jetë në dispozicion “Messi Burger”, i cili mund të shihet në shumë shtete të botës.

Iniciativa ka lindur nga marrëveshje ndërmjet brendit të famshëm dhe yllit argjentinas.

Receta e hamburgerit të Messit

Ndër të tjera, është zbuluar edhe receta e hamburgerit, e cila përbëhet nga plot 10 artikuj: dy pleskavica të përzgjedhura, të shtypura dhe të gatuara mirë. Djathtë i shkrirë, rriska suxhuku me erëza, qepë të kuqe, salcë pikante dhe të tymosur, sallatë e gjelbër, një copë domate e pjekur dhe dy copa bukë. Pjata shërbehet me një mini Top të Artë, të vendosur sipër.

Pra, pas shkëlqimit në futboll, shtatë herë fituesi i Topit të Artë synon të ketë sukses edhe me hamburgerin e tij.

(Kosova Sot Online )