Laporta: Do t’ua kthejmë gëzimin tifozëve, shoh shpresë, jemi në rrugë të duhur

  • S.A /
  • 08 March 2022 - 10:52
Laporta: Do t’ua kthejmë gëzimin tifozëve, shoh shpresë, jemi në rrugë të duhur

Joan Laporta i ka bërë të shpresojnë tifozët e Barcelonës. Presidenti i gjigantit katalunas thotë se është duke punuar që ta ndërtojë një ekip solid dhe konkurrues, i cili do të kërkojë të fitojë trofe. Barça pati rënie drastike pas largimit të Lionel Messit. Por, me angazhimin e trajnerit Xavi Hernandez u rikthye buzëqeshja dhe shpresa tek “Blaugrana”, të cilët po kalojnë nëpër momente pozitive.

“E kam thënë se do ta rikthejmë buzëqeshjen në Barcelonë dhe jemi në rrugë të duhur për ta bërë këtë. Në këtë moment shoh shpresë dhe gëzim. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që kjo shpresë mund të bëhet një gëzim i madh falë punës së përditshme. Në çdo orë, në çdo moment, mendojmë për ta arritur këtë objektiv. Duam ta fitojmë tituj dhe t’ju japim gëzim të gjithëve”, deklaroi Laporta për të përditshmen spanjolle “Sport”.

Barça aktualisht gjendet në vendin e tretë në La Liga dhe synim i këtij ekipi sivjet është të futet në Top 4. 

(Kosova Sot Online )