Premier Liga ndalon transmetimin e ndeshjeve në Rusi, bashkë me klubet dhurojnë 1 milion funte për popullin ukrainas

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 16:56
Premier Liga ndalon transmetimin e ndeshjeve në Rusi, bashkë me klubet dhurojnë 1 milion funte për popullin ukrainas

Premier Liga dhe 20 klubet anëtare të saj, sot edhe zyrtarisht kanë vendosur ta pezullojnë marrëveshjen për transmetimin e ndeshjeve në Rusi.

Premier Liga ka njoftuar se tashmë ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëveshjes me “Rambler” (Okko Sport) me efekt të menjëhershëm.

Gjithashtu, Premier Liga dhe 20 klubet e kësaj lige kanë dhuruar 1 milion funte për të përkrahur popullin ukrainas.

Dhurimi prej 1 milion funtesh do t’i bëhet Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) për të ofruar ndihma humanitare drejtpërdrejt për ata që kanë nevojë.

Premier Liga gjithashtu ka dënuar ashpër sulmet që Rusia po bën ndaj Ukrainës, teksa kanë bërë thirrje për paqe. 

(Kosova Sot Online)