Eskalon situata në dhomat e zhveshjes së PSG-së, u përleshën Neymar e Donnarumma

  • S.A /
  • 10 March 2022 - 09:15
Eskalon situata në dhomat e zhveshjes së PSG-së, u përleshën Neymar e Donnarumma

Duket se futbollistët e Paris Saint-Germainit kanë qenë shumë të mllefosur dhe të mërzitur me eliminimin nga Liga e Kampionëve. Ata e kishin kualifikimin në dorë pasi po udhëhiqnin me dy gola nga dy ndeshje, por nuk mundën ta ruanin kapitelin në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme. Parisienët u mposhtën 1:3 nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu” duke i dhënë kështu fund eksperiencës në këtë garë.

Portieri Gianluigi Donnarumma bëri gabim trashanik në njërin prej tre golave të Karim Benzemas.

Kjo ka qenë akuza që ia ka bërë braziliani atij.

(Kosova Sot Online )