Milan përkrah Shevchenkon, ndërmarrin një veprim të mahnitshëm

  • S.A /
  • 11 March 2022 - 13:29
Milan përkrah Shevchenkon, ndërmarrin një veprim të mahnitshëm

Klubi i Milan janë duke mbështetur ish sulmuesin e tyre të famshëm, Andriy Shevchenko që nga fillimi i luftës në atdheun e tij, por tani kanë vendosur që të shesin një fanellë speciale të ish lojtarit të tyre për të mbledhur para për njerëzit në Ukrainë. AC Milan siç bëhet e ditur ka vendosur në shitje një fanellë speciale të Andriy Shevchenkos, e cila është e frymëzuar nga fanella e tij e veshur në finalen e Uefa Champions League 2002/03.Në dizajnin e fanellës janë vendosur gjithashtu edhe ngjyrat e flamurit të Ukrainës tek shpatullat dhe në gjoks, në pjesën e përparme është e shkruar fraza ‘AC Milan për Paqen’.

Nëpërmjet postimi në Facebook Milan ka njoftuar se fanella mund të blihet online me çmimin i cili është 50 euro. Legjenda e Milan në lidhje me ngjarjet e fundit në shtetin e tij ka reaguar shumë herë, duke bërë thirrje të mëdha për ndaljen e luftës.

(Kosova Sot Online )