Luajnë së bashku në Atalanta, zbulohet raporti në mes të futbollistit ukrainas me atë rus

  • S.A /
  • 11 March 2022 - 12:42
Luajnë së bashku në Atalanta, zbulohet raporti në mes të futbollistit ukrainas me atë rus

Lufta në Ukrainë e ka prekur edhe botën e sportit. Është e pashmangshme që garuesit ukrainas dhe ata rusë të mos përballen në mes vete në gara ndërkombëtare. Por, ka raste kur ata luajnë së bashku në një ekip. Mesfushori ukrainas Ruslan Malinovskyi dhe mesfushori rus Aleksey Mranchuk me ose pa dashjen e tyre, kanë qëlluar bashkëlojtarë në këtë kohë luftë në mes të shteteve të tyre. Por, drejtuesit e ekipit bergamask, por edhe trajneri, insistojnë se marrëdhëniet e tyre janë të shkëlqyeshme, përkundër gjërave që po ndodhin në vendet e tyre.

Të dy lojtarët kanë bërë thirje për paqe pas sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia në Ukrainë. Të enjten ata luajtën në fitoren 3:2 në Europa League ndaj Bayer Leverkusenit. Malinovskyi madje e gjeti golin e parë duke festuar me shkim kah quelli, një dedikim për viktimat. “Në këtë moment, situata nuk është e lehtë për askënd. Ne nuk mund ta imagjinonim se do të vinte situata kështu”, deklaroi bashkëlojtari i tyre, Davide Zappacosta për “Sky Sport Italia”. “Ne mundohemi t’ju qëndrojmë afër atyre, ata janë miq të mirë. Miqësia e tyre mund të shihet si një shembull për ata që po luftojnë në këtë luftë të pakuptimtë”, shtoi mbrojtësi italian, shkruan “Gazeta Express”. Me këtë temë u mor edhe trajneri Giampiero Gasperini, i cili e konsideron këtë si një moment të rëndë për botën. “Është prekëse se çka po përjeton Malinovskyi, se në çfarë momente po kalon ai, se çka po bën ai dhe gruaja e tij, por edhe i tërë ekipi. Ne shpenzojmë shumë kohë duke shikuar se çka po ndodh, krejt klubi është i përfshirë. Për mua personalisht, kjo më ka prekur më shumë se Covidi, i cili ishte shumë i keq dhe i rëndë në Bergamo”, theksoi trajneri italian. “Ai ka familjarë, ka miq në Ukrainë. Por, ne jemi afër Miranchukut, po ashtu. Miqësia e tyre e mirë është e jashtëzakonshme. Miranchuk po ashtu është i shqetësuar për situatën dhe po ashtu meriton respekt, sepse njerëzit kanë më shumë rëndësi sesa flamuri të cilin e përfaqësojnë”, përfundoi Gasperini. 

(Kosova Sot Online )