Klitshcko kërkon ndihmë për ta mposhtur Putinin

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 18:31
Klitshcko kërkon ndihmë për ta mposhtur Putinin

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë së Kyivit dhe boksierit Vitali Klitschko, ka kërkuar ndihmë në luftën kundër Rusisë.

Ukraina është duke u përballur me agresionin rus, teksa Klitschko është njëri nga personat e shumtë nga fusha e sportit që po i del në ndihmë vendit të tij

45-vjeçari përmes një postimi në “Twitter” ka bërë thirrje për ndihmë kundër luftës së Vladimir Putinit.

“Ju lutem na ndihmoni që të luftojmë kundër luftës së Putinit, në mënyrë që ai të na lë në paqe”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)