Nedim Bajrami pëlqehet nga Milani

  • S.A /
  • 12 March 2022 - 10:03
Nedim Bajrami pëlqehet nga Milani

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, raportohet se ka tërhequr edhe vëmendjen e Milanit, pasi ai është duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm me Napolin.

Milani është në kërkim të një lojtari që mund të ofrojë kreativitet në mesfushë, por edhe të jetë kërcënues para portës. Dhe, sipas “La Gazetta dello Sport”, “Rossonerët” kanë në listë Bajramin, i cili ka këto cilësi. Reprezentuesi i Shqipërisë deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe ka ndihmuar Empolin me pesë asistime.

Nedim Bajrami ka kontratë të vlefshme me Empolin deri më 30 qershor 2024.

Për 23-vjeçarin thuhet se interesim kanë shprehur edhe Roma e Juventusi. 

(Kosova Sot Online )