Skualifikohet Roman Abramovich

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 14:35
 Skualifikohet Roman Abramovich

Bordi i Premier Ligës ka skualifikuar Roman Abramovichin nga pozita e drejtorit të klubit të Chelseas.

Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Premier Ligës, ky vendim thuhet se është marrë pas vendosjes së sanksioneve nga Qeveria britanike ndaj miliarderit rus.

Në njoftim gjithashtu thuhet se vendimi i sotëm nuk ndikon në mundësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet.

Së fundmi është raportuar se Roman Abramovich ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e klubit të Chelseas.

Ofertat tani priten që të shqyrtohen deri në fund të javës së ardhshme.

(Kosova Sot Online)