PSG s’do ta pengojë Neymarin nëse dëshiron të largohet

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 14:31
PSG s’do ta pengojë Neymarin nëse dëshiron të largohet

Paris Saint-Germain nuk do ta pengojë Neymarin, nëse sulmuesi brazilian dëshiron të largohet nga klubi.

Neymar nuk arriti të linte gjurmë në ndeshjen ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Impakti i tij po konsiderohet i vogël nga bordi drejtues, kurse parisienët ia kanë treguar derën brazilianit.

Neymar mund të largohet në verë dhe PSG nuk do ta pengojë, nëse ai arrin marrëveshje me ndonjë klub tjetër.

(Kosova Sot Online)