Manaj: Kur luaja në Barcelonë më dukej se po luaja FIFA në Play Station

  • A.P /
  • 17 March 2022 - 15:16
Manaj: Kur luaja në Barcelonë më dukej se po luaja FIFA në Play Station

Rey Manaj ndihet krenar që për një kohë ishte pjesë e Barcelonës.

Futbollisti shqiptar i dha fund eksperiencës me gjigantin katalunas, ku luajti kryesisht në ekipin B, për t’iu bashkuar Spezias në Serie A vitin e kaluar.

Përfaqësuesi shqiptar foli për stërvitjet me ekipin e parë, Messin e shumë gjëra të tjera, në intervistën e dhënë për mediumin italian “La Gazzetta dello Sport”.

“Kur kam nënshkruar me Barcelonën më dukej se po luaja në FIFA në Play Station. Kam kaluar në ekipin e parë dhe e kisha nderin të ushtroja me Messin. Por, gjatë verës, pas një viti të kaluar duke dëgjuar gjithçka në dhomat e zhveshjes, e mora vendimin të largohem dhe të provoj të luaj diku tjetër”, deklaroi futbollisti shqiptar. 

(Kosova Sot Online)