Sot nis java e 26-të në Superligë, na presin tri ndeshje interesante

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 10:35
Sot nis java e 26-të në Superligë, na presin tri ndeshje interesante

Sot do të fillojë javë e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll me disa duele interesante. Saktësisht, sot në program në elitën e futbollit kosovar do të jenë tri përballje.Ulpiana do të udhëtojë në Drenas ku do të përballet me juniorët e Feronikelit. Lipjanasit gjenden në vendin e nëntë me 23 pikë, tri më pak se Dukagjini dhe një fitore sot do t’i rriste gjasat e tyre për mbijetesë. Në anën tjetër, Feronikeli është pa gjasa në vendin e fundit me 11 pikë gjithsej.

Duel tjetër që luhet sot është ai mes Llapit dhe Dukagjinit. Llapjanët, në disponim pasi kaluan në gjysmëfinale të Kupës do ta presin skuadrën e rrezikuar për rënie nga elita. Llapi momentalisht gjendet në vendin e katërt me 41 pikë, 10 më pak se Ballkani, kurse Dukagjini gjendet i teti me 26, gjashtë më pak se Drenica, Malisheva e Prishtina.

Dueli më interesant i ditës së sotme është pa dyshim ai mes Malishevës dhe Gjilanit.. Malishevasit kërkojnë fitore që do t’i jepte komoditet në mesin e tabelës, kurse për Gjilanin janë jetike tri pikët sot në luftë për titull kampioni. Ata kanë 48, tri më pak se lideri Ballkani, kurse Malisheva është e gjashta me 32, gjashtë më shumë se ekipet e rrezikuara.

Të trija këto përballje nisin në orar të njëjtë, 13:00

(Kosova Sot Online )