“Një pikë më shumë, por një dhëmb më pak”, Torreira me postim epik pas barazimit me Interin
Autori i golit të vetëm të Fiorentinës i cili bëri që ekipi i tij të dilte më një pikë pas barazimit me Interin 1-1, publikoi një foto ku ka treguar dhëmbin e humbur gjatë ndeshjes.
“Është këputur dhe gati për të rënë”, i tha ai një anëtari të stafit gjatë ndeshjes.
Pasi dhëmbi i ra, ai filloi të luajë me një pecetë në gojë për të pushuar dhe gjakderdhjen.
Në dhomat e zhveshjes ai po feston me një dhëmb më pak në gojë dhe në postimin e Twitter ai shkruan këtë frazë : “ Një pikë më shumë por një dhëmb më pak”.
(Kosova Sot Online)