UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova për ndeshjen Sllovaki U21 – Irlandë Veriore U21

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 22:15
UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova për ndeshjen Sllovaki U21 – Irlandë Veriore U21

UEFA ka deleguar katër gjyqtarë për ndeshjen në grupmoshat U21, mes Sllovakisë dhe Irlandës Veriore.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian U21.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Visar Kastrati, i cili ka edhe stemën e FIFA-s.

Ai do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni e Elvis Bicaj. Dardan Çaka është caktuar në rolin e gjyqtarit të katërt.

(Kosova Sot Online)