L’Equipe: Barcelona hyn në garë për Mbappen

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 10:04
L’Equipe: Barcelona hyn në garë për Mbappen

Ndërsa e ardhmja e sulmuesit francez, Kylian Mbappe ende luhatet mes Real Madridit dhe PSG-së, Barcelona ka nisur të ndërmarrë hapa.

Sipas L’Equipe, Paris Saint-Germain është informuar për interesimin e Barcelonës për të nënshkruar me Kylian Mbappen.Ndonëse mund të tingëllojë e pabesueshme, Barcelona po kërkon që t’i pengojë Real Madridit transferimin e bujshëm.

Sipas gazetës franceze, presidenti Joan Laporta ka filluar të bëjë gjithçka që mundet për të joshur Mbappen për t’u transferuar te Barcelona.

Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në verën e këtij viti dhe ai është i destinuar të veshë fanellën e “Los Blancos”.

Madje, shumë medie të mëdha evropiane kanë raportuar edhe për një marrëveshje në parim mes dy palëve. 

(Kosova Sot Online )