Chiellini pas eliminimit: Nuk mund të thoni se Italia ishte mendjemadhe

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 10:19
Chiellini pas eliminimit: Nuk mund të thoni se Italia ishte mendjemadhe

Giorgio Chiellini mbrojti shokët e tij të skuadrës në Itali pas dështimit shokues në play-off të Kupës së Botës ndaj Maqedonisë së Veriut. “Azzurri” nuk arritën as në finalen e play-off-it, duke u mposhtur nga Maqedonia e Veriut 0:1 në sekondat e fundit të ndeshjes.Italia fitoi Kampionatin Evropian, por nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës të dytë radhazi.

E Chiellini deklaroi se nuk ishin mendjemëdhenj dhe se patën një lojë të mirë.“Është e vështirë të shpjegohet, mendoj se ne përsëri patëm një lojë të mirë dhe thjesht nuk shënuam gol. Unë nuk mendoj se dikush mund të thotë se ne ishim mendjemëdhenj. Ne bëmë gabime nga shtatori e deri më tani dhe i kemi paguar. Jam krenar për shokët e skuadrës dhe këtë grup, është e qartë se jemi të shqetësuar, duhet të rifillojmë. Një boshllëk i madh është tani brenda nesh dhe shpresojmë se mund të na japë forcë për të ecur përpara në të ardhmen. Shpresoj të jemi akoma me këtë trajner, i cili i ka dhënë kaq shumë Italisë. Shpresojmë se do të mund të luajmë në Kupën e Botës pas katër vitesh, pasi fatkeqësisht kemi humbur”, tha Chiellini pas eliminimit.

(Kosova Sot Online )