Xhaka zbulon se e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 10:44
Xhaka zbulon se e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit

Granit Xhaka e ka zbuluar se ka marrë vaksinën kundër koronavirusit. Drama që prodhoi ai nga këmbëngulësia e tij për t’u mos u vaksinuar mori vëmendjen e botës së futbollit.Por, Xhaka tani ka zbuluar se ai është vaksinuar, teksa zbulon prapaskenat e kësaj situate. “Unë besoj se çdo person duhet të vendosë vetë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo. Kur u bë publike se nuk isha vaksinuar, u habita nga reagimi i shumë njerëzve.

Faleminderit Zotit që jam mjaftueshëm i fortë për ta përballuar atë. Jam dakord që ne futbollistët duhet të jemi model, por nuk mendoj se mund të jesh model vetëm nëse je i vaksinuar. Dhe për këdo që është i interesuar: jam i vaksinuar. Por në fakt nuk dua të flas më për Koronën apo vaksinimin. Unë nuk jam mjek, nuk jam politikan, jam futbollist”, tha Xhaka.

Ndryshe, ai do të luajë me Zvicrën dy ndeshje gjatë muajit mars. Fillimisht përballet me Anglinë nesër, kurse më 29 mars do të takohet me Kosovën, e cila do të jetë ndeshja e 100-të e tij me kombëtaren helvetike.

(Kosova Sot Online )