Barcelona përgatit ofertë për Lewandowskin

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 11:50
Barcelona përgatit ofertë për Lewandowskin

FC Barcelona është e gatshme të bëjë përpjekje për të nënshkruar me Robert Lewandowski. 

Katalonasit po e mendojnë një transferim prej 50 milionë eurosh, megjithëse do të ishin të gatshëm të shkonin deri në 60, raporton Sport. 

Vullneti i lojtarit është që t’i japë fund kohës në Gjermani, ndaj marrëveshja me Lewandowskin, i përfaqësuar nga një mik i Joan Laporta, Pini Zahivi, nuk do të ishte problem. 

Problem i pakapërcyeshëm nuk do të ishte as rroga e futbollistit. Nga Barça mendohet se në këtë rast të veçantë, për shkak se është top lojtar, duhet bërë përpjekje për kushtet e shtesave të tjera të reja. 

Në këtë kuptim, kufijtë e vendosur të pagave do të tejkaloheshin në mënyrë që oferta për Lewandowski të ishte sa më tërheqëse.

Mbetet të shihet gjatë verës se si do të rrjedhin gjërat. 

(Kosova Sot Online )