Barça – Messi, Laporta e jep lajmin e keq për tifozët katalunas

  • S.A /
  • 29 March 2022 - 09:33
Barça – Messi, Laporta e jep lajmin e keq për tifozët katalunas

Lionel Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që vjen. Minus 9 kg në 14 ditë. Mjafton një lugë çaji një herë në ditë. Kohëve të fundit tifozët e gjigantit katalunas e ëndërruan një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas në “Camp Nou”. Por, të gjitha shpresat atyre ua ka shuar presidenti i “Blaugrana”, Joan Laporta.

Sipas tij, katalunasit nuk kanë mundësi të shpenzojnë aq shumë para për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili vitin e kaluar iu bashkua Paris Saint-Germainit.

“Unë nuk kam marrë ndonjë mesazh as nga Messi e as nga menaxherët e tij për një mundësi të rikthimit të tij në Barcelonë. Realiteti është se ne nuk po e konsiderojmë këtë mundësi. Sot për sot, ne nuk po e ngremë këtë çështje”, deklaroi numri 1 i Barçës për “RAC1”. Messi ka hasur në vështirësi për t’u ambientuar në Paris, ku thuhet se nuk është i lumtur. Ai ka kontribuar pak tek PSG-ja dhe tifozëve ka nisur t’ju humbet durimi. Madje, ata e kanë vërshëllyer dhe kontestuar së fundmi yllin argjentinas, i cili po shfaq paraqitje të zbehta. Së fundmi spekulohej se Messi mund të largohet nga “Parku i Princave” vetëm një vit pasi u transferua aty. 

(Kosova Sot Online )