Vetëm 'kamxhiku' i faktorit ndërkombëtar i detyron ish pushtetarët në opozitë të pajtohen dhe pranojnë reformën e thellë në drejtësi me ligjin Vetting

Vetëm 'kamxhiku' i faktorit ndërkombëtar i detyron ish pushtetarët në opozitë të pajtohen dhe pranojnë reformën e thellë në drejtësi me ligjin Vetting

Gani Qarri

  • 27 March 2022 - 16:55

Shkruan: ANALISTI –Gani Qarri
 

Duket se përfundimisht vetëm presioni ndërkombëtar mbetet në pritje, për ta bindur opozitën e korruptuar dhe të shantazhuar me krim e korrupsion, që  të tregohet bashkëpunuese me Qeverinë Kurti në finalizimin dhe miratimin e pakos së reformave në Drejtësi.

Madje për reformë e thellë në sistemin e drejtësisë, është edhe çelësi kryesor i Ligjit Vetting, për të cilin Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, duke bërë bilancin e punës njëvjeçare të Qeverisë, ka deklaruar se  Vettingu vazhdon të jetë prioritet mbi prioritetet, për qka po punohet ngushtë edhe me Komisionin e Venecias dhe Bashkimin Evropian. Kjo për vet faktin se për të pasur një reformë të standardeve Evropiane, sfidë më vete mbetet  mungesa e koncensusist dhe bashkëpunimit nga ana e opozitës, subjekte politike që vazhdimisht janë ftuar për të marr pjesë në fazat e hartimit të koncept dokumentit dhe të amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, por  në vijimësi kanë refuzuar komunikimin dhe bashkëpunimin për këtë proces. Për aq më tepër, Ministrja e drejtësisë ka deklaruar se në fund të muajit prill, pritet që në Kosovë të vije edhe komisioni i Venecias e ti bashkojë të gjitha palët, në mënyrë që të arrihet konsensusi për reformën në sistemin e drejtësisë që është Ligji Vetting, për të cilin ka rezistencë dhe mos bashkëpunim nga opozita, sikurse që ka bojkotim në grupin punues edhe nga KPK dhe KGJK. Prandaj që nga faza fillestare, ajo ka thënë së  kemi angazhuar Komisionin e Venecias dhe tani jemi i duke pritur delegacionin e tij, i cili besohet  se deri në fund të prillit do të vij në Kosovë e të takoj opozitën, Ministrinë e Drejtësisë, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, për arritjen e koncensusit dhe realizimin e reformës në drejtësi, siç shprehet Albulena Haxhiu.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".