Salah u sulmua nga tifozët e Senegalit pas ndeshjes, u largua me truproja nga fusha

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 17:16
Salah u sulmua nga tifozët e Senegalit pas ndeshjes, u largua me truproja nga fusha

Egjipti u eliminua nga Senegali në garën për kualifikim në Kampionatin Botëror, ndërsa Mohamed Salah e humbi penalltinë në atë ndeshje.

Gjatë ekzekutimit të penalltive, lojtarët e Egjiptit u penguan vazhdimisht nga tifozët senegalezë që ia drejtonin lazerët.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Senegalit filluan të hidhnin gjësende në drejtim të yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ai u detyrua që me truproje të largohet nga fusha.

(Kosova Sot Online)