Gjiganti spanjoll interesohet për Gnabryn

  • S.A /
  • 31 March 2022 - 09:50
Gjiganti spanjoll interesohet për Gnabryn

Real Madridi ka shprehur interesim për Serge Gnabryn.

Futbollisti gjerman ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2023 dhe palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin eventual të saj. Futbollisti ofanziv është mik i mirë me David Alaban dhe ish-futbollisti i Bayernit i ka folur shokut të tij për “Los Blancos”,

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”, 

Mbetet të shihet nëse përfaqësuesi gjerman do t’i bashkohet mbrojtësit austriak në “Santiago Bernabeu”.

Gnabry ka shfaqur formë të lartë me gjigantin bavarez, por palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Nëse nuk e vazhdon kontratën në muajt në vijim, Bayerni mund të vendos ta shesë lojtarin gjatë verës për të mos e humbur pa para në verën e vitit 2023, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online )